June 7, 2023
Portali Shprehja

Gjobiten 158 shoferë në Shkup

Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 masa.

“30 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për drejtim të automjeteve me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur 18 masa për përdorimin e celularit, 10 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 8 masa për mospërdorim të këmbësorëve, 37 për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Të Ngjajshme

Ndryshimet kushtetuese presin epilogun e takimit Kovaçevski-Mickoski

Shutkë: Ajri i pastër, luks për banorët pranë deponisë

Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Leave a Comment