May 11, 2021
Portali Shprehja

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – policia identifikon dy persona si të dyshuar

Banorët lagjes “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë janë shqetësuar nga të shtënat me armë në pasditën e së dielës.

Pas raportimit, ka reagur policia të cilët kanë identifikuar dy persona të dyshuar.

Rastin e ka bërë të ditur, zyrtarja për informim e policisë, Flora Ahmeti

“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë.

“Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, u shpreh Ahmeti./Telegrafi.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment