November 28, 2022
Portali Shprehja

Gjuetia ndaj Neymar, braziliani del thuajse në lot nga fusha! Kavilja e tij duket si mos më keq (FOTO)

Pas një pjese të parë në hije, Brazili u rrit në pjesen e dyte dhe likuidoi Serbinë me një fitore 2-0. Protagonisti ishte Richarlison, i cili i jep pikën e kthesës ndeshjes me një dygolesh absolutisht te merituar. Nëse goli i parë i anësorit sulmues të Tottenhamit është ai i një oportunisti te vërtetë, i dyti është magji e pastër.

Goditja gjysmë roveshate me të cilën ai mposht portierin qe nuk e pret eshte fantastike. Fitore e rëndësishme e njerëzve të Tite, të cilët gjejne pikerisht zhbllokimin psikologjik ne pjesen e dyte pas pjesës së parë të lojës dukej një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur.

Norma teknike dhe cilesia e larte e Selecaos bëri diferencën. Neymar nuk shënoi, por shqetësonte vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare me disa lojëra të tij. Megjithatë, sulmuesi i PSG-së u detyrua të largohej nga drejtkëndëshi jeshil, duke çaluar dukshëm.

Neymar ka kërkuar të zëvendësohet pas një goditjeje. Kampioni i Amerikës së Jugut u përpoq të shtrëngonte dhëmbët, por u dorëzua dhe u rikthye në stol. Në dalje nga fusha sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re. Tite në mënyrë paraprake vendosi të mos rrezikonte. Gjendja e Neymar duhet të vlerësohet, por kavilja e tij duket totalisht e fryre…

Edhe Danilo nuk e mbylli ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme: mbrojtësi i Juventusit shtrëngoi dhëmbët, por u detyrua të rrëzohet në tokë në minutën e 93-të. Vetëm ngërçe? Do të shohim…

.

Të Ngjajshme

Gana “blindon” suksesin që në pjesën e parë, koreano-jugorët “nuk ndezin”

admin

Serbisë i ikën fitorja nga duart. Ndeshje që të lë pa frymë, përmbysje e pabesueshme e Kamerunit (pamjet)

admin

Milani frymëzohet nga Botërori për merkaton e janarit, ja ylli që ka piketuar

admin

Leave a Comment