September 30, 2020
Portali Shprehja

Gjukanoviq: Projekti serbomadh është ringjallur, po tentojnë ta kompensojnë humbjen e Kosovës

Projekti serbo-madh është ringjallur. Ai projekt synon që Serbisë t’ia sigurojë njëfarë kompensimi për humbjen e Kosovës dhe natyrisht se Mali i Zi është caku i parë i nacionalizmit serbo-madh, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në intervistën për televizionin publik austriak, ORF TV.

“Këtë mbase e kuptojmë të gjithë. Shumë herë e kemi përmendur këtë rrezik gjatë viteve të kaluara, duke mos e theksuar kurrë interesin e Malit të Zi në plan të parë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë në intervistë se partia e tij, DPS, i ka pranuar rezultatet jozyrtare zgjedhore, duke ua uruar fitoren rivalëve.

“Pra, tani mbetet që procesi të finalizohet në tërësi, t’i dëgjojmë rezultatet zyrtare. Nuk pres ndonjë ndryshim”, ka deklaruar ai.

Gjukanoviq është pyetur rreth flamujve të shumtë serbë në festimet gjatë natës së zgjedhjeve dhe ndikimit të rezultateve zgjedhore në raportet midis Serbisë dhe Malit të Zi.
Këtë ikonografi që e përmendët në natën e zgjedhjeve dhe pas saj besoj se i befason vetëm ata që nuk janë në rrjedha me Ballkanin. Secili që ka pasur pak kohë të përcjellë se çfarë po ndodh në Ballkan, është dashur ta presë një gjë të tillë. Ne tash e sa vjet jemi duke i paralajmëruar partnerët tanë evropianë, euro-atlantikë dhe opinionin në tërësi se jo vetëm në Mal të Zi, madje guxoj të them më së paku në Mal të Zi, po përballen dy vizione të së ardhmes. Një nga këto është vizioni i mbështetur nga Mali i Zi, ai i së ardhmes evropiane të Ballkanit”, ka thënë Gjukanoviqi.

Gjukanoviq theksoi se Ballkani nuk mund t’a përforcojë vetë stabilitetin, duke pasur nevojë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ndërsa, si ka thënë presidenti malazez për televizionin austriak, është politika e nacionalizmit ekstrem, ajo që në vitet nëntëdhjetë solli luftëra.

“Kur them se ka plot ndërhyrje prej jashtë Ballkanit Perëndimor, mbase nuk është se po e zbulojmë tani atë që e kishin thënë vetë zyrtarët rusë. Ata disa herë kanë thënë se e kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s, e në esencë edhe të Bashkimit Evropian në Ballkan”, ka thënë ai.

Gjukanoviqi thotë se porositë e tilla nga Moska u kanë dhënë zemër politikave të kahmotshme në rajon.

“Kështu pra sot, ashtu si po e shohim, u ringjall projekti serbo-madh”, ka thënë ai.

Të Ngjajshme

Tomë Gashi ftohet nga Specialja, thotë se nuk do t’i përgjigjet

admin

Në Shqipëri ​3 viktima dhe 131 raste të reja me coronavirus për 24 orë

admin

Nga 1 tetori qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për patentë shofer ndërkombëtar

admin

Leave a Comment