December 8, 2022
Portali Shprehja

Gjuriq e quan inskenim të shqiptarëve, videon me persona të armatosur në Veri

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, pretendon se video e publikuar nga “Istraga”, ku shihen persona të maskuar në veri të Kosovës të cilët kanë shtënë edhe me armë zjarri është “inskenim” i shqiptarëve.

Marko Gjuriq, duke luajtur rolin e viktimës, tha se Serbia dhe serbët në Kosovë vetëm kërkojnë që të mos shqetësohen dhe që marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe SHBA-ja të zbatohen plotësisht.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës gjoja për përhapje të propagandës.

“Rrëfimi për “Serbinë e keqe, Vuçiçin e keq, dishepullin e Putinit, Stalinit dhe Ivanit të Tmerrshëm” dhe video të lira- false në të cilat “militantët serbë” flasin me një theks të fortë shqiptar. E gjithë kjo, Në fakt, duket mjaft vulgare. Sikur të përdornin të paktën një të katërtën e energjisë së tyre për të zgjidhur problemet në vend që t’i krijonin ato,” tha Gjuriq.

Mbrëmë është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Istraga, vërehet se këta të maskuar shtënë me armë dhe bërtasin duke thënë se janë kthyer, duke aluduar për Kosovën.

“Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur bërtasin duke thënë se ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimit”, thuhet në përshkrimin e videos./express/

.

Të Ngjajshme

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Leave a Comment