June 5, 2023
Portali Shprehja

Gjykata e Tetovës vendosi, 15 muaj burg për anesteziologun “tiktoker”

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Një vjet e tre muaj burg për anesteziologun nga Tetova Valton Dervishin i cili një muaj më parë në rrjetin Tik-Tok publikoi drejtpërdrejtë pamje të grave në sallën e intervenimeve në repartin e gjinekologjisë. Ai u shpall fajtor për dy vepra, punë e pandërgjegjshme gjatë shërbimit dhe incizim i pa autorizuar. Anesteziologu pranoi fajin dhe kërkoi falje për veprën e kryer ndaj kolegëve dhe pacienteve. Dervishi po ashtu ka deklaruar se nuk ka pasur mendim për publikim të qëllimshëm të videos apo për përfitime materiale, ndërsa u zotua se vepra nuk do të përsëritet më.

Pasi pranoi veprën, gjykatësi i lëndës Nazif Iljazi, njoftoi tre dëshmitarët e ardhur nga Spitali klinik i Tetovës se nuk ka nevojë për dëshmi.

Gjykatësi vendosi që deri në plotfuqinë e vendimit, anesteziologut ti zëvendësohet masa nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Anesteziologu Valton Dervishi, në datë 14 të muajt të shkuar, derisa ka qenë në ndërrim në repartin e intervenimeve në gjinekologji, ka publikuar video live në Tik Tok, në pamjet e të cilës, duken pacientet por edhe personeli mjekësor. Ky publikim alarmoi drejtuesin e Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela dhe i njëjti rastin e denoncoi në Polici.

Pos dënimit me 1 vjet e tre muaj burg, anesteziologu Valton Dervishi për veprën e kryer u suspendua nga puna. Gjykata e nderit e Odës së Mjekëve për shtatë vitet e ardhshme ia mori edhe licencën për punë. Ndërkohë pas vendimit të sotëm gjyqësor, Oda e Mjekëve mund ta lë anesteziologun përjetë pa licencë për punë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Një ari ka hyrë në furrë, ka trembur punonjësit dhe ka ngrënë 60 ëmbëlsira

26 vjet pas vdekjes së tij, Tupac merr një yll në Hollywood Walk of Fame

Shikoni çfarë i bënë amerikanët “Jugo” legjendar: Ekspozita e vitit 1997 është një hit i vërtetë

Leave a Comment