February 1, 2023
Portali Shprehja

Gjykata merr vendim për Benjamin Mendy, ndaj futbollistit të Manchester City rëndonin 7 akuza për për**unime

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për gjashtë raste (akuza) të përdhunimit dhe një sulmi seksual. Kështu vendosi të premten gjykata e Chester (Angli).

Megjithatë, trupa gjykuese nuk ka arritur ende një vendim për një akuzë të fundit për përdhunim në tentativë, duke hapur mundësinë që ato raste të rishqyrtohen në një gjykim të ri.

Mendy, 28 vjeç, u pezullua nga Manchester City në gusht 2021, kur rastet dolën në dritë. Vetë futbollisti u deklarua i pafajshëm për akuzat në maj 2022. Gjyqi kundër tij dhe mikut Louis Saha (pa lidhje me futbollistin me të njëjtin emër) filloi më 10 gusht 2022.

Pas 14 ditësh diskutimi, juria, e përbërë nga shtatë burra dhe katër gra, njëzëri konstatoi se Mendy është i pafajshëm për shtatë nga akuzat kundër tij, ndërkohë që nuk mund të arrinin një vendim për tentativën e përdhunimit të një gruaje në vitin 2018 dhe një tjetre në tetor 2020.

Saha, një mik i Mendy, është shpallur i pafajshëm nga juria për tri akuza përdhunimi të dyshuara të dy adoleshenteve. Megjithatë, juria ende nuk ka marrë një vendim ndaj tij për tri akuza për përdhunim dhe tri akuza për sulm seksual.

Sipas fjalëve të Mendy në gjyq, akuzat do ta ndjekin atë “për jetë”, jeta e tij në futboll “ka mbaruar” dhe kjo situatë ka qenë “ferr absolut”.

Akuzat sugjeruan se Mendy ishte një “grabitqar” që i takonte vajzat në klubet e natës në Manchester përpara se t’i ftonte në festa private në rezidencën private në Cheshire, ku dyshohet se kishin ndodhur sulmet seksuale.

Mendy u arrestua për herë të parë në nëntor 2022, pasi dyshohet se përdhunoi një vajzë 24-vjeçare tri herë. Pasi u lirua nën hetim,francezi u akuzua nga një grua tjetër për sulm seksual. Ndërsa ishte në liri me kusht, tri gra të tjera e akuzuan atë për përdhunim, duke përfshirë një 17-vjeçare.

Ja deklarata e Manchester City, pas vendimit të gjykatës: “Manchester City merr parasysh vendimin e ‘Chester Court’, ku një juri e ka shpallur Benjamin Mendy të pafajshëm për shtatë pika. Juria nuk ka marrë dot vendim për dy pika dhe gjyqi ka përfunduar. Duke qenë se ka çështje të hapura në lidhje me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të komentojë më tej në këtë moment”.

Në konferencën për shtyp para derbit të Manchesterit, Pep Guardiola nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje: “I referohem deklaratës së bërë nga klubi”.

.

Të Ngjajshme

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

E pabesueshme te Chelsea, 4 blerje të janarit (dhe 90 mln euro) mbeten jashtë Champions-it

admin

Leave a Comment