March 21, 2023
Portali Shprehja

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër–arrest për Vladimir Putin, akuzohet për krime lufte

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë, bën me dije Sky News.

Gjykata tha në një deklaratë se presidenti rus “dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Ajo lëshoi ​​gjithashtu një urdhër arresti për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, për akuza të ngjashme.

Moska ka mohuar akuzat për krime lufte që kur pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Kjo do ju interesoj më shum duhanpirësve! 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Sonte zyrtarisht nis stina e pranverës

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare, përndryshe jeta do ju shkoj për kot!

Leave a Comment