August 2, 2021
Portali Shprehja

Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e Rashkovskit

Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Prokuroria ka kërkuar ndërsa gjykata ka pranuar që prona e fëmijëve të mitur të Rashkovskit të mos shitet apo të jepet në hipotekë derisa zgjat hetimi, sepse me zbatimin e procedurave publike, eventualisht është bërë dëm ndaj buxhetit prej rreth 290 mijë euro. Në këtë rast, si palë e dëmtuar paraqitet shteti. Ndryshe, Alsat para dy muajsh publikoi se familja Rashkovski po ndërton vilë luksoze në lagjen Pobozhje ndërsa si investitorë paraqiten dy fëmijët e tij të mitur. Gjithashtu, Alsat publikoi edhe se tërë pronën Rashkovski ua ka bartur fëmijëve.

.

Të Ngjajshme

Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze

admin

Leave a Comment