Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë. Ky është vendimi tjetër që e ka marrë Gjykata Speciale
Në vendimin që është bërë publik nga Gjykata Speciale, thuhet se ende nuk kanë pushuar arsyet që Veseli po mbahet në paraburgim. Në mesin e këtyre arsyeve gjyqtari i procedurës paraprake ka përmendur rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimin e provave dhe pengimin e procedurave. Për mbajtjen në paraburgim, gjyqtari paraprak nuk ka marrë parasysh as garancinë nga Policia e Kosovës se është në gjendje ta zbatojë secilën masë të përcaktuar nga Specialja. Në paraburgim vazhdojnë të jenë edhe Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj./RTK