18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Shëndetsi

Gjysma e shqiptarëve të prekur nga tiroidet, mjekët: Kujdes nga vapa

Pacientët që vuajnë nga tiroidet duhet të bëjnë kujdes me temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji këshillon që personat në fjalë të frekuentojnë vende sa më të freskëta.

“Tiroidja është termostati dhe duke qenë termostati që kontrollon energjinë tonë ajo kontrollon në një farë mase edhe temperaturën tonë trupore. Kur temperatura shkon 40 gradë, çdo lloj tiroideje, sado normale që të jetë, ka sforcim të madh për të bërë përshtatje me temperaturën e jashtme. Ndaj të sëmurët me tiroide e kanë më të vështirë përshtashmërinë.”

Mësohet se mbi 50% e shqiptarëve vuajnë nga problemet e tiroideve, qoftë mungesë apo tepricë e jodit.Tiroidja sipas mjekut Gjergji është e lidhur me çdo qelizë të organizmit të njeriut ndaj duhet mbajtur nën kontroll, pasi çdo anomali e saj shfaq probleme madhore te qytetarët.

Pacientët që vuajnë nga mungesa e jodit shfaqin lodhje dhe luhatje të humorit, e ndërsa ata që vuajnë nga teprica e tij shpesh përjetojnë nervozitet.

.

Artikuj të ngajshëm

Ujë me xhenxhefil: shkrini yndyrnat rreth stomakut në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë!

shprehja

Përfitimet e mahnitshme që marrim nga pjepri

shprehja

Jo ananas gjatë shtatzënisë!

shprehja