April 17, 2021
Portali Shprehja

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës – Iliria News Agency

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Konjufcë shtë propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje derisa në sallë në momentin e votimit ishin 113 deputetë.

Konjufca ka thënë se nuk është i emocionuar që po rikthehet në këtë pozitë. Pas zgjedhjes së Konjufcës si kryetar, po vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në. Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit. Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Gjatë ditës së sotme, përpos konsituimit të Kuvendit, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.

Për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, VV-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Bedri Hamzën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën. Të propozuarit janë votuar me 107 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë më parë, deputetët prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës janë betuar për mandatin e tyre si deputetë. Në sallë aktualisht janë 114 deputetë, të cilët janë betuar nën udhëheqjen e seancës nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari. Deputetët janë betuar “se do të punojnë për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment