Dhjetë fjalë për të bërë kryelajm: “Kur do të tërhiqem? Kurrë! Nëse dal unë në pension, futbolli vdes”. Zlatan Ibrahimovic i përgjigjet kështu një fansi, gjatë një “live” në Instagram, teksa është me pushime në Sardenjë.
Përballë tij, në horizont, det dhe plazh, ndërsa në plan të parë është një instrument sanitar i aplikuar në gjurin e majtë. Ibra po vazhdon rehabilitimin pas operacionit. Ndërkohë, dhe nuk është hera e parë, ai po argëton fansat e tij. Atë që i quan “besimtarë”.
Në një moment, Ibra pranoi ftesën e Gigio Donnarumma, i cili po largohej nga Japonia pas turneut të tij veror me PSG. Buzëqeshje, shaka, të qeshura. Zlatan e quajti atë “hundëmadh” dhe e ftoi të relaksohej. “Ka shumë njerëz që na shikojnë, mos u shqetëso Gigio, mos u mërzit”.
Të dy u ndanë virtualisht me premtimin se do të takoheshin sërish së shpejti, ndoshta si kundërshtarë. Ibra ishte një nga lojtarët më përfaqësues të PSG-së, shkruante faqe të rëndësishme dhe shënonte gola me “breshëri”. Tani i takon Donnarumma-s që të imponohet atje.
Një “Padel Zenter” afër Milanos. Ibra do të hapë një qendër sportive në Segrate. Sulmuesi e njoftoi atë në Instagram më 25 korrik, duke specifikuar vitin e hapjes: 2023. Struktura do të zërë gjithashtu një pjesë të Centroparco, zonë e madhe midis via San Rocco dhe fshatit Redecesio. Qendra do të ketë 11 fusha, 4 prej të cilave të mbyllura.
.