September 26, 2022
Portali Shprehja

Goditet për vdekje një person në Podujevë

Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik është goditur me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në Podujevë.

Siç bëhet e ditur në raport, viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Theren me thikë dy shtetas të huaj në Prizren

admin

Leave a Comment