12.7 C
Skopje
September 23, 2019
Offside

Goditja e dytë, mbrojtësi kryen vizitat mjekësore te Reali

Ferland Mendi, 23-vjeç, është duke kryer vizitat mjekësore te Reali i Madridit, raporton L’Equipe. Sipas gazetës franceze, Lioni dhe Reali i Madridit kanë gjetur akordin dhe prezantimi i Mendi mund të jetë brenda 24 orëve të ardhshme. Edhe zyrtarizimi i francezit te “Los Blancos”, do të publikohet shumë shpejt nga skuadra kryeqytase.

Pas zyrtarizimit të Luka Joviç, mbrojtësi i majtë francez do të jetë zyrtarizimi i dytë. Ky transferim vë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Marselos, braziliani i cili sapo mbylli një sezon për t’u harruar.

Megjithatë, me rikthimin e Zinedin Zidan, Marselo shihet si një lojtar kyç dhe Mendi shihet si zëvendësuesi i tij. Te Lioni, Ferlan Mendi bëri një sezon të shkëlqyer, çka ka detyruar Realin e Madridit të shpenzojë plot 50 milionë euro per të.

 

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

E njëjta mënyrë festimi, Witsel shënon golin e avantazhit për Dortmundin

shprehja

VIDEO/ Si me Kolollin, Caputo bie në rrethimin e fushës pasi i shënoi Berishës

shprehja

VIDEO/ Edhe më keq se Kobina ndaj Kukësit, D’Ambrosio humbi rastin e pabesueshëm në derbi

shprehja