November 28, 2022
Portali Shprehja

GOL SPEKTAKOLAR NGA RICHARLISON | Brazili dyfishon me djaloshin që po kthen ëndrrat në realitet (PAMJET)

Pas fitores se bukur por edhe shume te luftuar te Portugalise ndaj Ganes, me nje fund dritherues, ne fushe sonte eshte Brazili i Neymar, Vinicius Jr & Co. Skuadra e Selecaos, qe eshte fituese e 5 here Kupes se Botes, do te tentoje te triumfoje edhe ne token arabe, teksa sigurisht qe niset e avantazhuar dhe favorite me grupin qe ka ne dispozicion…

Ndaj Serbise, qe ishte surpriza e vertete e kualifikueseve, luhet ndeshja e pare e grupit. Nje grup qe sheh Zvicren me 3 piket e para pasi mundi me golin e Embolo skuadren e Kamerunit ne sfiden e pare te zhvilluar ne kete grup.

Për bastet, por jo vetëm, ajo është favoritja numër një për triumfin final. Një listë plot talente nga e cila Tite mund të tërheqë, duke përfshirë lojtarët e Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro. Surpriza në formacionet zyrtare Brazil-Serbi. Një mbi të gjitha: Vllahovic, pavarësisht thashethemeve të orëve të fundit, e nis nga stoli. Hapësirë ​​për Tadicin dhe Milinkovic-Saviçin pas Mitrovicit, me një Gudelj shtesë në mesfushë pranë Lukicit.

Milinkovic-Savic ne porte. Te Brazili risia është Paquetà dhe jo Fred në mesfushë përkrah Casemiros, ndërsa në sulm është Richarlison që fiton balotazhin me Gabriel Jesus. Për pjesën tjetër, konfirmohet: Neymar, Vinicius Raphinha ne sulm. Në mesfushë Casemiro, ndërsa pas çiftit të testuar Thiago Silva-Marquinhos, në krahë lojtarët e Juventusit, Danilo dhe Alex Sandro.

NDESHJA – Pjesa e pare mes Brazilit dhe Serbise u mbyll 0-0 pa gola! Ndeshja ka nisur me ritme te shpejta ku si Brazili, ashtu edhe Serbia, perpiqen qe te luajne topin. Por, ritmet me pas kane rene pak dhe sigurisht qe luhet me duele me shume si ai mes Lukic dhe Neymar. Lojtari i Torinos eshte nje hije pas brazilianit dhe i zhvesh edhe fanelen ne nje dyluftim prane rivenies anesore…

FANELA E NEYMAR – VIDEO

Me pas eshte Neymar ai qe provon golin direkt ne goditje nga kendi, por Casemiro provon nga larg. Vinicius merr krahun dhe duket i pakapshem, futet ne zone por topi i goditur prej tij bllokohet ne fund.

NEYMAR PROVON GOL NGA GODITJA E KENDIT – VIDEO

Brazili tenton te gjeje hapesirat dhe e ben disa here, teksa eshte ylli i Barcelona-s Raphinha ai qe humbet rastin me te mire pas nje kombinimi te bukur me Paqueta qe ia rikthen topin brenda zone ku sulmuesi katalanas ia pason portierit sepse gjuajtje nuk mund te quhet…

RASTI I RAPHINHA – VIDEO

Pjesa e dyte ka nisur me Brazilin ne sulm por duket se sonte per Raphinha qenka ndeshja e gafave. Pikerisht sulmuesi i Barcelonas eshte ai qe fiton topin dhe me pas niset i vetem drejt portierit Milinkovic-Savic duke gabuar ne menyre te pafalshme.

RASTI I HUMBUR NGA RAPHINHA P2 – VIDEO

Por, Brazili shtyn me shume dhe duket se goli eshte ceshtje kohe, ashtu si do te ndodhe. Neymar niset me driblimet e tij, futet brenda zone, aty ku Vinicius i mer topin dhe godet. Milinkovic-Savic pret por topi kthehet te kembet e Richarlison qe nuk fal dhe shenon per avantazhin.

GOLI I RICHARLISON – VIDEO

Mbremja duket se do te jete e gjitha e yllit te Tottenham dhe Premier League. Sepse Richarlison realizon nje gol FANTASTIK me nje stopim topi, ngritje te tij dhe goditje fluturimthi me kthese. Asist perfekt i Vinicius por cfare GOLI nga Richarlison…

GOLI I DYTE – RICHARLISON

 

.

Të Ngjajshme

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

Leave a Comment