August 14, 2022
Portali Shprehja

Google do të fshijë historinë e të dhënave të kërkimeve për vendndodhjet e klinikave të abortit

Alphabet, kompania amë e Google, do të fshijë të dhënat e vendndodhjeve që tregojnë se kur një përdorues i tyre ka vizituar një klinikë të abortit, bënë të ditur nga kompania e kërkimeve online gjatë së premtes, pas shqetësimeve se një gjurmë digjitale mund të informojë forcat e rendit kur një shtatzënë kryen abortin në mënyrë të paligjshme.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-ve ku aborti më nuk është e drejtë kushtetuese, disa shtete vendosën ligje ku limitohet aborti, dhe industria teknologjike ka filluar të shqetësohet sepse policia mund të marrë mandate me të cilat mund të kenë qasje në historinë e kërkimit të klientëve, gjeo lokacionin e tyre dhe informacione të tjera që zbulojnë planet e tyre të shtatzënisë, shkruan The Guardian.

Google tha të premten se do të vazhdojnë që të kundërshtojnë kërkesat e pahijshme ose të tepërta nga qeveria, duke mos iu referuar abortit.

Nga kompania thanë se historia e vendndodhjes të një llogarie të Google është joaktive si parazgjedhje.

Kjo do të bëhet efektive në javët në vazhdim për ata që përdorin historinë e vendndodhjes, hyrjet që tregojnë vende sensitive duke përfshirë qendrat e fertilitetit, klinikat e abortit dhe qendrat për trajtimin ndaj varësisë, ato do të fshihen menjëherë pas një vizite.

Një zëdhënës i Google nuk u përgjigj menjëherë në pyetjen se a do t’i identifikojë kompania këto vizita ose se a do të fshihen nga serveri të gjitha të dhënat që ndërlidhen me ato vizita.

Google është kompania e parë teknologjike që publikisht ka treguar se si do t’i trajtojnë të dhënat e përdoruesve si përgjigje të shqetësimeve ndaj vendimit të gjykatës, dhe se si ky vendim do të mund të kundërshtohet nga ana e ligjit.

.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment