October 23, 2020
Portali Shprehja

Google Search tani ju lejon të kërkoni këngën tuaj me një gumëzhitje

Përdoruesit e telefonave inteligjentë mund të shtypin butonin e mikrofonit në aplikacionin Google dhe të thonë “Cila është kjo këngë” ose të klikojnë në butonin “Kërko një këngë”, transmeton lajmi.net.

Pas 10 deri në 15 sekonda gumëzhitje, Google do të kthejë rezultatet për atë që mendon se është kënga.

Google thotë do të tregohen opsionet më të mundshme bazuar në akordimin. Pastaj do të sigurojë titullin e këngës, artistët dhe mundësinë për të hapur këngën në aplikacione të tjera të tilla si YouTube në pronësi të Google.

Google po përmirëson gjithashtu aftësinë e tij për të kuptuar fjalët e shkruara gabim, dhe thotë se një në çdo 10 pyetje është shkruar gabim. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

NASA dhe Nokia do të ndërtojnë pajisje për rrjet 4G në Hënë

admin

GMC Hummer EV 2022 veçse është shitur

admin

Veçoritë kryesore të BMW 4 2020 

admin

Leave a Comment