November 30, 2020
Portali Shprehja

Gordana Jankulloska duhet të shkojë në burg

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duhet të shkojë në burg. Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e saj për dënimin e vërtetuar nga Apeli, katër vjet burg për lëndën “Tanku”, blerja e Mercedesit të blinduar prej mbi gjysmë milion euro.

Gjykata Supreme refuzoi edhe ankesat e të dënuarve tjerë, ish kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit, si dhe ndihmës ministrit të brendshëm Gjoko Popovskit. Ndaj vendimit të Supremes reagoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Gordana Jankulovska do të shkojë në burg. E gjykuan pa prova sepse nuk zgjodhi të jetë shërbëtore në prehrin e Zaevit. Kjo nuk është drejtësi, por mënyrë për ta larguar vëmendjen nga skandalet e vërteta, krimet dhe dështimet e mafies në pushtet. Jankulovska ishte Sekretare e Përgjithshme e VMRO-DPMNE-së dhe këtu shënjestra këtu nuk është Jankuloska, por VMRO DPMNE-ja”-tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së

Por, ish ministrja e brendshme nuk do të shkojë menjëherë në burg. Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të shkruhet, më pas duhet të dërgohet në Gjykatën e Apelit dhe në fund në atë Penale.

Megjithatë, Jankulloska ka mundësinë të kërkojë shtyrjen e dënimit me burg. As ajo dhe as avokatët e saj nuk kanë zbuluar nëse do të kërkojnë shtyrje të dënimit. Ajo tashmë e ka shtyrë shkuarjen në burg dy herë. Herën e parë sepse kishte fëmijë të vogël. Herën e dytë e shtyu vitin e kaluar më 1 korrik, përmes ankesës në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që vendimi për rastin “Tanku” të rishikohet. Gjykata Supreme asokohe vendosi që ajo të mos shkonte në burg derisa të merrej një vendim lidhur me ankimimin e saj. Jankulloska është dënuar për abuzim me pozitën e saj zyrtare gjatë prokurimit të Mercedesit luksoz. Pikërisht për shkak të aktvendimit për rastin “Tanku” dhe dënimin me dy vjet burg, ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga vendi.

 

Bojan Stojanovski

Të Ngjajshme

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

admin

Bora mbuloi Kodrën e Diellit

admin

Snopçe: Kuvendi shpërfill gjuhën shqipe

admin

Leave a Comment