Një 59-vjeçar nga Gostivari është arrestuar gjatë ditës së djeshme. Nga MPB thonë se personi në fjalë ka penguar një inspektor nga Inspektorati i Tregut në kryerjen e veprimeve zyrtare.
“Me datë 05.01.2023, në ora 12.20, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë-RPB-Gostivar kanë privuar nga liria Sh.E.(59) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, për shkak se rreth orës 09.50. ka penguar një zyrtar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë kryerjes së aktit zyrtar në një person juridik në adresën e theksuar. Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.