November 28, 2020
Portali Shprehja

Gostivar, rritet numri i përdoruesve të drogës

Numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në Gostivar po rritet çdo ditë e më shumë, edhe përkundër shtimit të kontrolleve të policisë. Nga SPB-ja e Tetovës thonë se për një vit kanë marrë masa ndaj 56 personave të cilët janë kapur me prodhim shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Deri tek rritja e numrit të përdoruesve të drogës, sidomos tek adoleshentët që janë edhe numri më i madh i përdoruesve, vjen si pasojë e kushteve ekonomike, por edhe mungesës së kontrollit nga ana e prindërve, thonë sociologët.

Ky është një faktor që ndërlidhet me faktorin komik, që janë varfëria dhe papunësia, megjithatë kemi studime të reja që flasin se, edhe paratë e tepërta që qarkullojnë nëpër duart e adoleshentëve sidomos kur nuk kanë kontroll prindërish. Autoriteti i prindërit, pra kujdesi dhe kontrolli i tyre në mënyrë të vazhdueshme është forma e parë që mund t`i mbroj adoleshentët nga kjo dukuri”-tha Ardita Abduli, sociologe.

Përpos kësaj, nëse flasim për moshën e adoleshencës, më tepër ndikon edhe grupi apo dëshira për tu identifikuar me grupin për të qenë pjesë e një grupi nxisin ata që edhe më të konsumojnë drogë që të identifikohen apo të jenë të pëlqyer nga to”-pohoi Manushaqe Abdiu, psikologe.

Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari, për këtë fenomen, akuzon policinë, ndërsa kërkon prej tyre, të mos bëjnë vetëm raporte por edhe aksione konkrete.

Kjo fatkeqësisht është bë njëfarë përditshmërie apo rutine tek të rinjtë dhe shteti që duhet të merr masa, sepse komuna nuk ka asnjë kompetencë në parandalimin e këtyre fenomeneve pra kjo është policia dhe ata përveç raporteve duhet të bëjnë edhe aksione dhe të luftohet kjo paraqitje. Pa aksione konkrete prej tyre nuk do ketë rezultat asnjëherë”-tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Sipas të dhënave të organizatave që merren me trajtimin e të varurve nga droga, në Gostivar ka rreth 700 përdorues, nga të cilët, rreth 40 -50 janë të moshës adoleshente. Përdoruesi më i ri i regjistruar është vetëm 9 vjeç ndërsa më i moshuari 70 vjeç.

 

Bashkim Sulejmani

 

The post Gostivar, rritet numri i përdoruesve të drogës appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

VMRO-ja vazhdon protestat, kërkon dorëheqjen e Zaevit

admin

Koronavirusi, Prilepi nuk do të vendoset në karantinë

admin

Dita e Flamurit këtë vit u shënua ndryshe për shkak të masave antiCOVID

admin

Leave a Comment