January 28, 2022
Portali Shprehja

Grabitje në një market në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Gjilan.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima, femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në market një i dyshuar mashkull i maskuar ka hyrë në market dhe ka ekspozuar një thikë e më pas nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga arka rreth 100 euro.

Tact Watches

Rasti ka ndodhur në rrugën “Avdullah Presheva”, të premten në orën 20:20.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e një 33-vjeçari në Drenas

admin

Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash

admin

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

admin

Leave a Comment