March 6, 2021
Portali Shprehja

Grafa etnike në letërnjoftim, Zaev: Do të respektojmë direktivat e BE-së

Kryeministri Zoran Zaev ende nuk i di detajet nga rregulloret evropiane në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike në publik. Zaev tha se në lidhje me grafën e përkatësisë enike në letërnjoftim do të veprohet në bazë të këtyre rregulloreve, transmeton Alsat.

“Ambasadori njoftoi se nga gushti do të hyjë në fuqi rregullorja evropiane për këto çështje do të hyjë në fuqi në gusht, ndërsa ne duam të jemi anëtar i BE. Natyrisht, ne do të respektojmë rregulloret evropiane. Por unë nuk i di detajet e kësaj rregulloreje, asaj për të cilën i referoheni apo të ngjashme… Thashë që është e pranueshme për mua që të kemi etni në letërnoftim, përveç shtetësisë, natyrisht që është e pranueshme dhe fakultative, por nëse BE-ja ka një direktivë precize mbi këtë çështje, ne nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë”, tha Zaev.

Në lidhje me: Gir: Përkatësia etnike apo fetare nuk duhet të përfshihet në kartat e identitetit

.

Të Ngjajshme

Dimitriev: 60-70% e urdhrave për masat MPH përfundojnë pa akuzë

admin

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

admin

“Ndjekja e komunikimeve në rrjetet sociale”, Petrovska: Nevojitet rregullore e rreptë

admin

Leave a Comment