March 25, 2023
Portali Shprehja

Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit

Sulmet ruse ndaj vendbanimeve ukrainase lanë civilë të vrarë, teksa ushtria ukrainase tha se zmbrapsi me sukses një seri sulmesh të reja ruse në qytetin e Bahmutit dhe zonat përreth rajonit lindor të Donjeckut, gjatë 17 marsit.

Ndërkohë, në jug, administrata ushtarake e rajonit raportoi se qyteti i Khersonit iu nënshtrua sërish granatimeve të forta nga ushtria ruse.

Guvernatori i rajonit të Donjeckut, Pavlo Kirylenko, tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 16 marsit.

“Më 16 mars, rusët vranë dy banorë të rajonit të Donjeckut: në Toretsk dhe në fshatin Krasnohorivka. Tetë persona të tjerë u plagosën në këtë rajon”, shkroi Kirylenkonë Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se trupat ruse kryen më shumë se 70 sulme gjatë ditës së enjte në rajonin lindor të vendit.

Të Ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Iran, lëkundjet e orës 06:16 u ndien edhe në Turqi e Azerbajxhan

admin

‘O Edi Rama o hajdut, Albanian mafia’ – shqiptari nuk e mirëpret Ramën në Londër

admin

Gërvalla flet për takimin e Ohrit: Ende s’kemi marrëveshje, Serbia refuzoi nënshkrimin

admin

Leave a Comment