September 30, 2020
Portali Shprehja

Grenell mesazh diplomatëve evropianë: Në vend që të ankoheni, pse s’i hiqni vizat për qytetarët e Kosovës, që ua premtuat ndër vite!

Richard Grenell

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se BE nuk duhet të ankohet, por t’i liberalizojë vizat që ia ka premtuar kosovarëve.

“Në vend se të ankoheni, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vite”, ka shkruar Grenell në një cicërimë e cila është si kundërpërgjigje ndaj Mirsolav Lajcak dhe Wolfgang Ischinger.

Ndërkaq, emisari i BE’së, Lajcak më herët përmes një shkrimi në Twitter e quajti të rëndësishëm takimin e nesërm me kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Fundjavë e zënë në Bruksel në takime me presidentin Vuçiq, kryeministrin Hoti dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Palmer. Duke u bërë gati për dialogun e nivelit të lartë nesër”, ka shkruar Lajçak.

Të Ngjajshme

Ish-komandanti Berisha: Nëse Specialja ka mandat, pse presidenti bëri kërkesë për zgjatje të tij? (VIDEO)

admin

Gjermania shtrëngon masat antiCOVID-19 | Iliria News Agency

admin

Basha: Rimëkëmbje për 6 muaj/ Projekti ekonomik i PD: Duhen 312 milionë euro për gjashtë muaj

admin

Leave a Comment