September 28, 2020
Portali Shprehja

Greqia mbyll kufijtë deri më 15 shtator, nuk mund të hyjnë shtetasit e Maqedonisë

Greqia ka mbyllur kufijt për qytetarët e vendeve të treta, po po ashtu janë ndërmarrë masa të përkohshme kufizimi në kufijt tokësor me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.

Kjo masë do të vlejë deri më 15 shtator 2020, për të rritur përkujdesjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit kovid-19, përcjell INA.

Për turistët dhe shtetasit e huaj të vendeve që nuk ka ndalesa, lejohet hyrja vetëm përmes Bullgarisë, gjegjësisht vendkalimit Promahonas, por po ashtu shtetasit e huaj duhet të posedojnë edhe test negative për Kovid-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Në pikat kufitare tokësore Kakavijë me Shqipërinë, Evzoni me Maqedoninë e Veriut si dhe dy pika tjera me Bullgarinë dhe Turqinë, lejohet hyrja vetëm për kategori të caktuara, por obligative është testi negativ. Këto pika kufitare do të jenë të hapura nga ora 07 – 23. Ndalesa nuk vlen për shtetasit grek, persona që kanë vendqëndrim në Greqi, persona për nevoja profesionale dhe arsye shëndetësore, si dhe leja për personelit diplomatic dhe të misioneve ndërkombëtare që janë në Kosovë, të cilët hyjnë transit përmes pikave tjera kufitare. (INA)

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment