June 7, 2023
Portali Shprehja

Greva në Gjermani bllokon transportin publik

Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar të hënën, pasi dy nga sindikatat më të mëdha të vendit do të jenë në grevë.

Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalesë 24-orëshe, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sindikatat po kërkojnë paga më të larta për të mbijetuar nga kostoja në rritje e jetesës në të gjithë vendin.

Tutje thuhet se ka pasë disa greva të vogla nga sektorë të tjerë të shërbimeve publike, por e hëna do të jetë më e madhja në vend prej dekadash.

Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet.

EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn – operator kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, dhe kompani të tjera të autobusëve.

Ata shpresojnë se kjo do të rrisë presionin mbi punëdhënësit përpara një raundi tjetër negociatash për pagat të hënën.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment