Etem Xheladini
Një shtatorin dymijë e njëzet e dy,
Me kënaqësi nxënësit e kanë pritur,
Pas territ që na e solli pandemia korona nëndëmdhjetë,
Tani hijenat që menaxhojnë sindikatën u ngritën në këmbë,
Po pengojnë të fillojë mësimi në kohën e duhur,
Nuk çajnë kokën për orët e humbura,
Turrë bëjne e vrapojnë për rrogë më të majma,
Horret sindikalistë organizojnë greva,
Duke manipuluar punëtorët e arsimit të rinjë e të vjetër,
Duke derdhur lotë krokodilli sa kanë vuajtur të mjerët,
Kur kanë punuar pa para kur sërbia i okupoi objektet,
Por horret e hijenat sikur kanë harruar,
Kurrë me ditarin ata nuk janë takuar,
Si tani edhe më parë për karrikë luftë kanë bërë,
Me vite e dekada postet nuk i lëshojnë.
Gjithë një thirren e krekose se punëtorët e arsimit i përfaqësojmë.
Dikur mësuesit e punëtorët e arsimit kur pa rroga punonin,
Hijenave e hajnave sindikalistë zëri nuk ju ndëgjohejë,
Asnjë ditë në shkollë hajnat nuk kanë punuar,
Po, ata pa para që punonin as që i keni vizituar,
Ishte kohë e keqe e më e rëndë se sot,
Ku nxënësit një shtatorin e pritnin me lot,
Të dashur punëtor të arsimit ne tashë na duhet maturi,
Me greva të shpeshta nuk mund të arrihet suksese në arsim e dituri,
Ne këte një shtatorë mezi kena pritur,
Pas dy viteve që pengoi virusi korona nëndëmbdhjet,
Ju hajna e hijena ku ishit më parë,
Dikur punëtorët e arsimit që punonin në podrume,
Kur as një ditë në shkollë ata nuk mungonin.
Leni shkollat të lira për hirë të diturisë,
T’ia heqin hendeqet e të vazhdojnë rrugën e lumturisë.