December 7, 2022
Portali Shprehja

Grida Duma braktis Parlamentin për Top Story. Sot jep dorëheqjen

Tani është kthyer në modë. Nga gazetar bëhesh politikan dhe nga politikan bëhesh gazetar.

Kështu ndodhi me Luan Ramën. Disa vite ministër, zyrtar i lartë në PS dhe LSI, tani me emision të vetin në Ora.

Kopja e tij e re është Grida Duma. Ajo po braktis Parlamentin për të bërë moderatoren e emisionit Top Story në Top Channel.

Ky emision, ka disa vite që po dështon vazhdimisht duke u shndërruar në Top futbolli me ndryshimet që ka pasur.

Kur Sokol Balla e drejtoi në fillim, emisioni ishte autoritar. Për vetë faktin se ishte goxha i njëanshëm, emisioni ra në audiencë aq sa ai u largua nga Top Channel dhe shkoi në Vizion Plus me Real Story.

Ndërkohë Top Channel e bëri Top Story investigativ, por e mbylli më vonë duke akuzuar stafin për gjoba.

Sokol Balla ndërkohë kishte shkuar në News24 dhe u rikthye. Zgjati vetëm pak muaj dhe emisioni u mbyll sërish.

Tani, Top Story pritet të drejtohet nga Grida Duma dhe rinis të hënën 14 nëntor.

Burime në Top Channel bënë të ditur për noa.al se ditën e sotme (e martë) Grida Duma do të japë dorëheqjen si deputete e Kuvendit dhe nga strukturat e Partisë Demokratike. Kurse të hënën ora 21 ajo do të nisë drejtimin e emisionit Top Story.

Grida Duma vjen nga radhët e PD dhe dikur ishte zëdhënëse e Sali Berishës.

Ashtu si ajo, dhe të tjerë zëdhënës kanë emisionet e tyre si Erla Mëhilli, Juela Melanie apo Neritan Sejamini. /noa.al

Të Ngjajshme

Zyrtarisht deputete e PD, por pse nuk mori pjesë në protestën e djeshme? Përgjigjet Ori Nebijaj

admin

Hovenier: Nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri për momentin

admin

Dënohet me 6 vite burg për korrupsion zv.presidentja e Argjentinës

admin

Leave a Comment