September 22, 2020
Portali Shprehja

Griezmann ka dy fjalë për Messin, ja çfarë i sugjeron kapitenit

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, shpreson se do të vazhdojë të luajë së bashku me Lionel Messi sezonin e ardhshëm, ndërsa pranon se i mbetet klubit dhe lojtarit të zgjidhë mosmarrëveshjet e tyre. Messi tronditi botën katalanase javën e kaluar, pasi dërgoi një telegram në klub, përmes të cilit deklaroi synimet e tij për ta lënë Barcelonën menjëherë dhe falas.

Baugrana-t kontestuan mundësinë e Messit për ta bërë një lëvizje të tillë, sipas kushteve të kontratës së tij aktuale. Që kur lajmi u hap, “Camp Nou” është goditur nga pasiguria, pasi Manchester City duket i gatshëm për ta marrë yllin argjentinas, nëse i zgjidh mosmarrëveshjet me klubin aktual.

Griezmann sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë si pjesë e katalanasve, teksa situatën e kapitenit e sheh me ankth, duke pritur lajme të mira: “Ne jemi duke u përpjekur të qëndrojmë të përditësuar me këtë çështje, edhe pse është diçka midis tij dhe klubit. Ne vetëm shpresojmë që ai të qëndrojë. Unë jam duke u përpjekur të përqendrohem në ekipin kombëtar dhe të përgatitem mirë për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Kemi dëgjuar pak nga gjithçka, por nuk dimë asgjë tjetër për gjithë këtë çështje”.

Shanset e Griezmann për të mbetur shok skuadre me argjentinasin duket se morën një nxitje të enjten, me shenjën e parë zyrtare nga kampi i lojtarit se Messi mund ta zbatojë kontratën aktuale deri verën e vitit 2021. Babai dhe agjenti i yllit argjentinas, Jorge, fluturoi në Barcelona këtë javë, nga vendlindja e tij, Rosario, për të mbikëqyrur bisedimet me klubin. Më pas u tha gazetarëve se negociatat kishin shkuar mirë.

Babai i Messit, gjithashtu u përgjigj në mënyrë pozitive kur u pyet nëse kishte shanse që djali i tij të qëndronte në “Camp Nou” për sezonin 2020-2021. Edhe La Liga ka vendosur që, sipas kushteve të kontratës aktuale të 33-vjeçarit, cilido klub i interesuar do të duhet të plotësojë klauzolën e tij prej 700 milionë euro, përndryshe të negociohet tarifë tjetër e përshtatshme me ata që janë përgjegjës, te Barcelona.

.

Të Ngjajshme

PLAS SKANDALI; Luis Suárez e mori shtetësinë italiane përmes mashtrimit

admin

Khedira po ikën nga Juventusi, ja dy destinacionet e bujshme

admin

Pioli mban sekret objektivat e Milanit: Jo vetëm Zlatan, e gjithë skuadra po bën mirë

admin

Leave a Comment