February 8, 2023
Portali Shprehja

Grip agresiv me të miturit, temperatura e lartë që zgjat deri në një javë

Qendrat shëndetësore kanë qenë të mbushura plot me prindër që dërgojnë fëmijët për tu vizituar tek pediatri për shkak të virozave.

Kjo situatë vijon prej muajit dhjetor por flusi është ndjerë më së shumti që në ditët e para të janarit.

“Ndryshe nga vitet e tjera këto viroza këtë vit kanë qenë me temperaturë të lartë dhe ajo që u ka bërë përshtypje mjekëve ka qenë kohëzgjatja e temperaturës deri në 5-6 ditë. Këto simptoma që fillojnë nga rrugët e sipërme respiratore nëse neglizhohen mund të kalojnë në rrugët e poshtme respiratore që ne i vendosim diagnoza bronkite, bronkolite apo bronkopneumoni në raste më të rralla”, tha Anila Sevdari, pediatre QSH-9. .

Mjekët thonë se simptomat që fëmijët kanë paraqitur këtë vit, janë më agresive në krahasim me vitet e kaluara.

“Nëse do bëjmë një krahasim në kohëzgjatjen e temperaturës për shkak të ditëve të gjata që fëmijët kalojnë me temperaturë por që nuk vendoset dot diagnoza që të marri një mjekim me antibiotike sepse i ka të gjitha gjasat e një gripi sezonal, ka qenë më agresiv se vitet e tjera”, u shpreh Anila Sevdari, pediatre QSH-9.

Moshat që janë ende në çerdhe dhe kopshte janë ato që po preken më së shumti dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Po ashtu edhe në shkolla, pas rikthimit nga pushimet e dimrit, mungesat kanë qenë të shumta.

“Më tepër paraqiten grupmoshat e vogla por nuk përjashtohen raste kur janë të gjithë si familje të prekur pra nuk përjashtohet asnjë grupmoshë. Me tepër për shkak të imuniteit dhe mosplotësimit ende të vaksinimit, janë fëmijët që janë në çerdhe dhe kopshte”, tha Anila Sevdari, pediatre QSH-9.

Në këtë situatë bluzat e bardha këshillojnë për monitorim të temperaturës dhe mosneglizhim të simptomave që paraqesin fëmijët.


Top Channel

Të Ngjajshme

Këshillat e përditshme që duhet të bëni për t’u kujdesur për sytë tuaj!

admin

Nëse mendonit se fistikët kanë vetëm efekte pozitive, njihuni me efektet anësore që ata shkaktojnë!

admin

Pse kemi më shumë ftohtë me kalimin e moshës? Çfarë mund të bëjmë

admin

Leave a Comment