Gripi, 5 raste të rënda në Klinikën e fëmijëve

55 persona në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të gripit sezonal janë shtruar në Klinikën Infektive dhe atë të Fëmijëve në Shkup. Pesë prej tyre janë me komplikime më serioze ndërkaq dy prej tyre janë nën ventilim mekanik.

Për momentin 38 pacientë janë të shtruar në Klinikën tonë, të gjithë janë me komplikime të ndryshme si pasojë e gripit sezonal. Mbrëmë në ambulancën e Klinikës janë kontrolluar 33 pacientë të tjerë. 6 prej tyre fëmijë të moshës nga 6-14 vjeçare ndërsa 27 të tjerë janë të moshës nga 15-64 vjeç – njoftojnë nga Klinika për sëmundje infektive në Shkup.

17 fëmijë të tjerë të prekur nga gripi, tre prej të cilëve në gjendje serioze po trajtohen në Klinikën e Fëmijëve.

Nuk janë të gjithë pacientët me komplikime, kishte dy fëmijë të hospitalizuar me formë më të rëndë të bronhopneumonisë nga komplikimet, ndonjëherë fëmijët kanë miozid – dhimbje në nyje, në muskuj, dhe në kocka, dhe një tjetër fëmijë me encefalit – tha Natasha Aluloska, Drejtore e Klinikës për Sëmundje të fëmijëve.

Komplikimet si pasojë e gripit morën jetën e një 14 vjeçareje nga Shkupi dy ditë më parë.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se virusi këtë javë ka prekur më së shumti fëmijët e moshave shkollore respektivisht 5-19 vjeçare. Autoritetet shëndetësore thanë se nëse ky trend vazhdon me ritmin e njejtë edhe gjatë dy javëve të ardhshme mund të shqyrtohet mundësia për mbylljen e shkollave. Gjatë javës së shkuar janë regjistruar 3614 raste të reja me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme me gripin që është një rritje prej rreth 28% krahasuar me javën paraprake. Për këtë sezon numri i të prekurve ka shkuar në mbi 10,000.

Vjollca Aliti

.

Të ngjajshme

Zogiani i VV-së: Kosova po qeveriset nga ata që e quajtën kriminel Jusuf Gërvallën

shprehja

Kush është Rozeta Hajdari të cilën Kurti e propozoi për ministre të Tregtisë dhe Industrisë?

shprehja

Mustafa konfirmon takimin me Kurtin, pret që të ketë marrëveshje sot

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë