December 8, 2022
Portali Shprehja

Gripi i shpendëve përhapet në Holandë, autoritetet do të asgjësojnë gati 30 mijë pula

Holanda do të asgjësojë edhe 29 mijë pula të tjera në një fermë në veri të vendit pas zbulimit të një lloji shumë infektiv të gripit të shpendëve, ka bërë me dije qeveria.

Ferma është në qytetin e Koudum, 100 km në perëndim të Groningen. Një ndalim transporti është vendosur në shtatë ferma të tjera aty pranë, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Është rasti i tretë i formës së gripit të shpendëve që raportohet në vend ditët e fundit dhe i gjashti këtë muaj, pas dhjetëra rasteve në fillim të vitit.

Rreth 6 milionë zogj janë vrarë në Holandë që kur varianti i ri i sëmundjes u zbulua për herë të parë më 26 tetor të vitit të kaluar, tha autoriteti holandez i sigurisë ushqimore muajin e kaluar.

Franca ka parë gjithashtu një rigjallërim të rasteve pasi përjetoi shpërthimin e saj më të keq të gripit të shpendëve në fillim të këtij viti. /abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut policia japin detaje

Leave a Comment