June 24, 2021
Portali Shprehja

Gripi i shpezëve, Kina konfirmoi rastin e parë te një njeri! – Iliria News Agency

Qeveria e Kinës tha se një person ka kontraktuar gripin e shpendëve, variantin H10N3, porse rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është i ulët.
Ky besohet të jetë rasti i parë i infektimit të një njeriu me H10N3.
Pacienti, 41 vjeç, nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital më 28 prill dhe është në gjendje stabile, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit.
“Ky infektim është një transmetim aksidental midis specieve”, tha ky komision.
Sipas tij, “rreziku i transmetimit në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz qysh në vitin 2013. Prej tyre, 616 kanë vdekur.
Epidemia e fundit njerëzore nga gripi i shpendëve H7N9 ka ndodhur në Kinë nga fundi i vitit 2016 deri më 2017./21Media

Të Ngjajshme

Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis – Iliria News Agency

admin

Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre – Iliria News Agency

admin

Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment