June 27, 2022
Portali Shprehja

Grliç-Radman: Duam që RMV të nis negociatat, çështjet e hapura të zgjidhen paralelisht

Kryediplomati kroat Gordan Grliç Radman në një intervistë për TV21 tha se dëshiron që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në, ndërsa problemet dhe çështjet që janë pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë të të zgjidhet paralelisht.

“Shohim që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nëse ju kujtohet gjatë presidencës kroate, miratuan një deklaratë të përbashkët pas Samitit të Ballkanit Perëndimor. Ne mbështetëm perspektivën evropiane për këto dy vende dhe mbështesim fillimin e shpejtë të negociatave. Tani nuk kemi datë, kemi një situatë ku ka një bllokadë të caktuar nga Bullgaria. Ne duam që ai problem të zgjidhet, ne duam që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat dhe problemet dhe çështjet që janë pjesë e Marrëveshjes së Miqësisë mund të zgjidhen paralelisht”, tha Grliç-Radman.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Leave a Comment