Ajo mblodhi kaq shumë ndjekës në TikTok pasi postoi video në të cilat papritmas vendosi tri krofne përnjëherësh në gojë dhe bëmat e tjera që përdoruesit kërkonin.
Falë gojës së saj jashtëzakonisht të madhe, ajo u kurorëzua zyrtarisht pronarja e gojës më të madhe femërore në botë në Librin e Rekordeve Guinness.
31-vjeçarja nga SHBA-ja më parë pretendonte se kishte gojën më të madhe në botë dhe ajo njohje më në fund iu dha – të paktën gjithsesi në kategorinë e femrave.
Tani ajo thotë se ndihet “e shkëlqyer” për faktin se mund të festojë avantazhin e saj të pazakontë, që e bënte të ndihej jashtëzakonisht e pasigurt më parë.
View this post on Instagram