January 16, 2022
Portali Shprehja

Gruaja që nisi fitnesin në moshën 70-vjeçare, tani është bërë frymëzim për shumë njerëz

Joan MacDonald filloi fitnesin në moshën 70-vjeçare për të përmirësuar shëndetin e saj dhe shumë shpejt ajo u bë frymëzim për shumë njerëz, transmeton lajmi.net.

Mjeku i tha asaj në vitin 2016 se duhet të fillonte të merrte më shumë ilaçe sepse kishte probleme me presionin. Për shkak të ilaçeve, ajo luftoi me refluksin e acidit, gjë që ia vështirësoi jetën e përditshme. Vajza paralajmëroi se do të përfundontenë spital nëse nuk bënte diçka.

Tact Watches

Më pas ata të dy nisën të shkonin së bashku në stërvitje dhe pas një viti Joan hapi një llogari në Instagram. Ajo e përdor atë për të inkurajuar njerëzit që të fillojnë të kujdesen për shëndetin, fitnesin dhe dietën e tyre.

Ajo ka treguar disa gjërat që duhet ti bëjë secili për të pasur shëndet të mirë.

Hani pesë vakte më të vogla në ditë, të cilat janë plots me proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Flini shtatë ose tetë orë. Konsumoni tre litra ujë në ditë. Sigurohuni që të ushtroheni në mëngjes – deklaroi ajo.

Çiklizmi është forma e saj e preferuar e stërvitjes, dhe ajo drejton një makinë vetëm nëse shkon në një udhëtim të gjatë. Ajo shpreson që pas 10 vitesh të vazhdojë të jetë kaq e fortë dhe aktive.

Nuk e shoh veten duke u plakur. Keni më shumë kohë të lirë në pension dhe duhet ta shfrytëzoni me mençuri – shtoi ajo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joan MacDonald (@trainwithjoan)

Të Ngjajshme

​Tri shenjat e horoskopit do të jenë me fat në janar – do të fitojnë para

admin

Cili është aplikacioni që përdoret më së shumti në Kosovë?

admin

Gruaja rrah keq nxënësin pasi ia goditën veturën me topa bore

admin

Leave a Comment