April 16, 2021
Portali Shprehja

Grubi në vizitë dyditore në Tiranë – Iliria News Agency

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me kreun shtetëror si dhe përfaqësues të partive politike.

Siç ka njoftuar kabineti i Grubit, temë e bisedimeve në këto takime do të jetë bashkëpunimi bilateral, integrimi evropian, pandemia dhe procesi i regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ditë më parë qëndroi për vizitë edhe në Prishtinë.

Siç theksohet në kumtesë, ai poashtu do të mbajë takime të ndara me përfaqësues të të gjitha bashkësive në vendin tonë gjatë javës lidhur me regjistrimin e popullsisë.

Të Ngjajshme

Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin – Iliria News Agency

admin

Ndërroi jetë valltari i njohur i Anamoravës, Zija Memeti (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment