September 28, 2020
Portali Shprehja

Grubi: Si zëvendëskryeministër i parë, obligimi im do të jetë barazia

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi sot theksoi se ka për detyrë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, duke potencuar se obligimi më i rëndësishëm është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe sigurimi i barazisë së plotë dhe kohezionit për të gjithë qytetarët.

Si zëvendëskryeministër, Grubi në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se në mënyrë aktive do të kontribuojë në zbatimin e politikave të cilat do t’i zhvillojë vlerat e shoqërisë tonë dhe marrëdhënieve ndëretnike, tolerancën, drejtësinë joselektuese, mundësi të njëjta dhe komunikim kulturor.

Theksoi edhe se do ta rritë dinamikën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, do ta kompletojë Agjencinë për përdorimin e gjuhëve dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Do të bashkëpunoj me të gjithë kolegët për rritjen e cilësisë së arsimit dhe kulturës si sfera të cilat kontribuojnë për përafrimin e qytetarëve. Do të bashkëpunojmë edhe me sektorin e biznesit për mbështetje të marrëdhënieve ndëretnike, vlerën e tolerancës dhe respektimin, përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe besim reciprok edhe në mjediset e tyre të punës që të shfrytëzohet tërë potenciali njerëzor”, ka thënë Grubi.

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment