September 29, 2023
Portali Shprehja

Gruevski dhe Zaevi përgënjeshtrojnë Ahmetin, mohojnë të kenë pasur takime të fshehta

Gazetar: Adrian Kerimi

Ndonëse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se ka pasur takime të fshehta me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaevin, dy ish kryeministrat e nxorën blof kreun e integristëve. Gruevski deklaroi se nuk i ka thënë askujt të kërkojë amnisti për të, ndërsa koha kur Ahmeti pretendon se janë bërë takimet, ai nuk ka qenë në Maqedoni.

“Askujt nuk i kam kërkuar që të kërkojë amnisti për mua te presidenti Pendarovski. I bëj thirrje presidentit të tregojë se kush ka biseduar me atë për amnistinë time dhe të kumtojë publikisht se kush ka kërkuar amnisti për mua. Për takimet e VMRO-DPMNE-së para 3-4 viteve ashtu siç pretendon Ali Ahmeti në intervistë, nuk mund të prononcohem sepse në atë kohë nuk isha në Maqedoni”, tha Nikolla Gruevski, Ish kryeministër.

Ahmeti u përgënjeshtrua edhe nga ish kreu socialdemokrat, Zoran Zaev.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ali Ahmeti. Asnjëherë nuk kam qenë në takime të fshehta me Nikolla Gruevskin”, u shpreh Zoran Zaev, Ish kryeministër.

Megjithatë opozita shqiptare thotë se Ahmeti e pranoi se ai është personi që ka kërkuar amnisti për Gruevskin në këmbim të ndonjë interesi lukrativ, ose shpagim i hesapeve nga e kaluara.

“I bie të konstatojmë se arsyeja e këtyre takimeve të fshehta dhe që më nuk janë të fshehta është se si të shpëtojë Nikolla Gruevski. Se për çfarë hesape është bërë kjo, a i ka borxh Ahmeti Gruevskit apo duhet të shpaguaj hesape këtë nuk mund ta konstatojmë. E vërteta e qartë është se ata kanë pasur takime dhe se Nikolla Gruevski po shpëton nga shumë lëndë për të cilat është i gjykuar. Duke e parë se si është ndërtuar piramida e familjes Ahmeti me nipër dhe dhëndurë nuk është e paimagjinueshme se kjo ka të bën edhe me familjet e tij dhe bizneseve familjare të cilat po zbulohen dhe që më nuk janë një sekret”, deklaroi Zeqirja Ibrahimi, Alternativa.

Ditë më parë presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se në nivel jo formal disa aktorë nga skena politike është konsultuar për mënyrat e mundshme  që do të çonin deri te amnistia për Gruevskin, por që ai është shprehur kategorik kundër një veprimi të tillë. /alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Turqia nis furnizimin me gaz natyror për Moldavinë

Zbulohet kush e vendosi tritolin te lokali i Noizy-t

(VIDEO) Sulm me armë në Roterdam, disa të vdekur dhe të plagosur

Leave a Comment