April 17, 2021
Portali Shprehja

Grupe që do të mbrojnë votat edhe fizikisht – Iliria News Agency

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj zbuloi në emisionin “Quo Vadis” se PD ka ngritur struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votuesve. Duke përmendur incidentin e regjistruar në Elbasan, numri dy i demokratëve theksoi se po përgatiten për më të keqen.

“Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie dhe të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve. Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre për të mbrojtur çdo njëri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje.”

Më tej, ai shprehu bindjen se qarku i Tiranës do të bëjë diferencën në këto zgjedhje, e ku sipas tij, PD do të arrijë një fitore spektakolare.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment