December 3, 2022
Portali Shprehja

Grupi i pakënaqur i Alternativës kërkon dorëheqjen e Ministrit Sali

Grupi i pakënaqur i Alternativës, gjegjësisht dega e Çairit, reagojnë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali për të cilin thonë se nuk i ka përmbushur objektivat partiake.

Meriton Cuvoli numëroi vërejtjet për të cilat tha se e ka njoftuar edhe kreun e partisë, Afrim Gashi dhe kanë kërkuar nga ai që brenda 10 ditëve të shkarkojë ministrin Sali.

“Kemi vendosur të dalim publikisht për shkak se i kemi adresuar shqetësimet deri tek Kryetari i partisë por ai nuk është përgjigjur, i bëjmë thirrje degës gjegjësisht kryetarit të partisë Afrim Gashi që për 10 ditë të inicion procedurë për shkarkim”, deklaruan nga dega e Çairit.

Iniciativa aktualisht përmban 11 nënshkrime. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Ndeshje e parë me 4 gola në 45 minutat e para

Tensione në fushë e në bankinë, Xhaka iu drejtohet në gjuhen shqipe

Zvicra fiton Serbinë dhe si e dyta në grupin G kalon në 1/8 e finales

Leave a Comment