February 1, 2023
Portali Shprehja

“Grupi i zjarrit” zbret te baza, takon strukturat e BDI-së në Studeniçan

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pjesë e të pakënaqurve në Bashkimin Demokratik për Integrim, apo siç njihet ndryshe “Grupi i zjarrit”, ka paralajmëruar për këtë të shtunë një takim me strukturat e kësaj partie në Studeniçan. Sipas njoftimit të nënkryetarit, Izet Mexhiti, në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e “Grupit të zjarrit”, nga Musa Xhaferi te Visar Ganiu, Blerim Bexheti, zëvendësministëri Bashkim Hasani, madje edhe deputeti i pavarur që mbështet këtë grup, Kastriot Rexhepi.

Njoftimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti:

Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI: Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së), Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), do të realizojnë takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.
Takimi do realizohet të shtunën (më datë 07.01.2023), me fillim në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore.

Të Ngjajshme

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Leave a Comment