Manchester City ka marrë fitoren e radhës mbrëmjen e së martës, pasi ka mundur 3-0 në shtëpi ekipin e Olympiaco-s në Champions League.
Pep Guardiola duket se e ka mësuar mësimin dhe ka blinduar mbrojtjen e Manchester City-t.
Që nga pesë shuplakat e marra kundër Leicester në kampionat, Qytetarët kanë pësuar vetëm tre gola në tetë ndeshjet pasuese, duke e mbajtur portën të paprekur në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.
.