July 3, 2022
Portali Shprehja

Guardiola, çfarë asisti presidentit të Barçës! I premton xhevahirin e “qytetarëve”

Joan Laporta dhe Pep Guardiola prezantuan, së bashku me Juan Carlos Unzué, miqësoren e bamirësisë që Barça dhe Manchester City do të luajnë më 24 gusht për të mbledhur fonde kundër ALS, sëmundjes që pësoi ish-portieri dhe trajneri i Barçës dhe 4000 persona të tjerë në Spanjë.

Si pjesë e prezantimit, Laporta dhe Guardiola bënë shaka për praninë në miqësore të Bernardo Silvës, lojtarit të City, me të cilin Barça synon të nënshkruajë nëse Frenkie de Jong përfundon te “Djajtë e Kuq”. Gjatë prezantimit të miqësores, Guardiola deklaroi se “do të vijmë me të gjithë artilerinë”.

Tact Watches

Nga ana e tij, Laporta ka shfrytëzuar rastin për të nxjerrë në pah emrin e portugezit: “A do të vijë edhe Bernardo Silva?” Guardiola u përgjigj shpejt: “Po, do ta sjellim Bernardo Silvën dhe dhjetë titullarë të tjerë”. Një përgjigje që shkaktoi të qeshura nga presidenti i Barçës dhe auditori.

Tashmë, në kohën e pyetjeve, Guardiola siguroi se “sot mendoj se Bernardo Silva do të vazhdojë me ne, por siç e kam thënë gjithmonë që nga koha ime te Barça, nuk dua lojtarë që s’duan të qëndrojnë. Sot për sot nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës”.

Joan Laporta nuk ka dashur të flasë më tej për portugezin dhe është kufizuar në komentin se “po punohet për të bërë një ekip konkurrues sezonin e ardhshëm. Sot nuk është e udhës të flasim për lojtarë, përveçse të bëjmë shaka me ndonjë që përflitet në merkato”.

Bernardo Silva është mesfushori që Xavi dëshiron në rast se De Jong transferohet te Manchester United. Klubi katalanas e di se portugezi ka përkushtimin e Guardiolës për ta lejuar të largohet nëse një ofertë e kënaqshme arrin për Manchester City”.

.

Të Ngjajshme

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Leave a Comment