October 6, 2022
Portali Shprehja

Guardiola “kacafytet” me gjyqtarin italian. Pas kartonit të verdhë, e përqafon dhe i kërkon falje Orsatos

Manchester City-Borussia Dortmund ishte një ndeshje me shumë adrenalinë, e cila përfundoi me fitoren e vuajtur të “qytetarëve”, por edhe një grindje mes Pep Guardiolës e arbitrit kryesor, Orsato.

Në bilbilin e trefishtë të fundit, trajneri katalanas protestoi në mënyrë flagrante për një faull të pësuar nga Foden në minutat e fundit.

Definitivisht i inatosur, ai i bërtiste për gjithçka gjyqtarit italian, madje i tha me plot gojën edhe “fuck off”. Orsato e dëgjoi me padurim dhe i tregoi kartonin e verdhë sipas rregullores, duke e qortuar e paralajmëruar trajnerin e “qytetarëve”.

Një gjest që nuk e ndezi tërbimin e Guardiolës, i cili çuditërisht shkoi drejt Orsatos dhe e përqafoi, duke i kërkuar falje. “E meritova kartonin e verdhë. I kërkova falje”, – konfirmoi spanjolli në fund të ndeshjes.

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment