August 11, 2022
Portali Shprehja

Gundogan, lojtari që të gjithë e kanë zili: “Shumë kolegë janë xhelozë sepse…”

“Kë do më shumë, mamin apo babin?”. Një pyetje që askush nuk do ta dëgjojë. Edhe në terma futbolli nuk është se ndryshon shumë. Veçanërisht për ata që kanë patur “prindër” të rëndësishëm në karrierën e tyre.

Ky është rasti i Ilaky Gundogan, një nga futbollistët më me shumë fat i njëzet viteve të fundit. Ka fituar me klubet, ka përfaqësuar kombëtaren e tij, por mbi të gjitha ka patur mundësinë që jo shumë mund ta kenë: të punojë me Klopp dhe me Guardiola.

XHELOZI

Siç ka shpjeguar vetëm mesfushori pak kohë më parë për Fantasy Premier League, nuk është një gjë për të cilën mund të krenohen shumë futbollistë.

“Janë dy trajnerët më të mirë në botë. Dhe është një privilegj që kam punuar me të dy. Mendoj se a shumë futbollistë që janë xhelozë për mua, sepse nuk e kanë patur këtë mundësi”.

Po nëse duhet të zgjedhë se kush është më i miri mes të dyve? Ja si është përgjigjur Ilkay: “Të dy kanë një vend në zemrën time. Dhe të dy më kanë mësuar shumë, janë pjesë e rëndësishme e sukseseve që kam arritur”.

SFIDA

Megjithatë, gjermani e ka bërë një zgjedhje në fund. Kur është larguar nga Borussia, ai mund të ishte bashkuar me Klopp te Liverpool-i. Por nuk ka ndodhur kështu. Arsyeja? Dëshira për t’u vënë në provë.

“Besoj se jeta është e bërë nga sfida dhe unë kërkoj gjithmonë të sfidoj veten time. Nëse nuk del nga zona e rehatisë, nuk ndryshon dhe nuk përmirësohesh kurrë.

“Kam kaluar katër vite të mrekullueshëm me Jurgen, e adhuroj si trajner dhe si njeri, por e ndjeja se duhej të kërkoja diçka të re.

“Doja të largohesha nga Borussia, nuk kishte shumë kuptim të kthehesha të punoja me Klopp kur kërkoja një skuadër të re. Dhe është një nga arsyet pse nuk kam shkuar te Liverpool-i”.

.

Të Ngjajshme

“Benzema meriton Topin e Artë”, Courtois: Ja çfarë do të bëj po nuk e fitoi

admin

Interi mer vendim drastik mbi sponsorin!

admin

“Ul rrogën k*urvë!” Tifozët e Barcelona-s i bëjnë pritë De Jongut (PAMJET)

admin

Leave a Comment