July 28, 2021
Portali Shprehja

Ha prush, hithra dhe duron goditjet me sende të forta, njihuni me “Tarzanin” e Kosovës

Bëhet fjalë për Ramiz Ramadanin, që njihet ndryshe dhe si Tarzani i Kosovës. Ai jeton në fshatin Smirë të Vitisë dhe është bërë i njohur me fuqitë e tij të jashtëzakonshme.

Ai sfidon hekurin e skuqur në zjarr, ha hithra, mban në gojë prush ndërsa cigaren e fik me gjuhë.

Ai thotë se duron dhe goditjet me sende të forta në bark. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha: “Guinnessin e kam sfiduar. Shkencën e kam ulur poshtë.”

54 vjeçari me aftësi të rralla arriti të ngrejë live me gishtin e madh të dorës një peshë prej 60 kg.

Të Ngjajshme

​Shkencëtarët regjistrojnë për herë të parë se si truri “pastron” neuronet e vdekura

admin

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar për asgjë

admin

Përmbytjet ‘pushtojnë’ Londrën, uji vërshon në metro

admin

Leave a Comment