September 30, 2020
Portali Shprehja

Haaland nuk heq dorë nga ëndrra e fëmijërisë dhe “injoron” Anglinë

Erling Haaland ka qenë një nga protagonistët e muajve të fundit. Sulmuesi i ri norvegjez ka shkëlqyer me gola dhe paraqitje të nivelit të lartë.

Në fillim te Salzburg-u, më pas te Borussia Dortmund që e ka marrë sezonin e kaluar.

Në fund ka ardhur edhe debutimi në Kombëtare me gola të rëndësishëm. Në një intervistë të dhënë për SoccerBible, ai ka thënë:

“Jam një djalë që flas pak dhe i rezervuar. Më pëlqen ta kaloj kohën e lirë me familjen. Në këtë moment bëj stërvitje, ndeshje dhe argëtohem”.

“Nëse ëndërroj akoma të bëhem reper si kur isha fëmijë? Sigurisht. Ëndrra ime është ajo që të kem një këngë në vendin e parë të klaisifikimit në Norvegji një ditë”.

Një kuriozitet në lidhje me kombëtaren:

“Nëse kam menduar për ekipin anglez? Unë kam lindur në Leeds, është e vërtetë. Por në moshën 4 vjeç jam transferuar në Norvegji, kështu që jo. Jam krenar që jam norvegjez”.

.

Të Ngjajshme

Mourinho është “i çmendur”, e pabesueshme çfarë bëri me Eric Dier

admin

Dy oferta për mbrojtësin, Juventusi i vendos çmim italianit!

admin

Video: Werner zhbllokohet kundër Tottenham me një predhë

admin

Leave a Comment