October 2, 2022
Portali Shprehja

Haaland nuk ka qenë kurrë kaq në formë. Sekreti? Made in Italy

Fillimi i aventurës së Haaland te Manchester City nuk mund të kishte qenë më i mirë. Norvegjezi ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje me skuadrën e Pep Guardiola-s.

Një përshtatje e menjëhershme dhe paraqitje të jashtëzakonshme. Për të arritur këtë rendiment, lojtari duket se ka sistemuar, të paktën për momentin, atë që përfaqësonte një problem: dëmtimet.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, mbrapa qëndron një punë pothuajse maniakale. Diçka që nuk shihet dhe që ka për protagonistë ‘punonjës anonimë’ të domosdoshëm për të marrë maksimumin nga norvegjezi.

Stale Solbakken, trajneri i Norvegjisë, ka konfirmuar mbërritjen e Mario Pafundi në grumbullimin norvegjez. Italiani, terapist sportiv dhe ish pjesëtar i skuadrës së çiklizmit Sky, ka shkuar te City në 2016-ën.

Nga momenti që Haaland është transferuar në Manchester, ai ka qenë gjithmonë afër norvegjezit, duke punuar krah për krah për  të përmirësuar gjendjen e tij fizike. Ka qenë vetë futbollist që ka kërkuar praninë e Pafundi-t në grumbullimin e Norvegjisë.

.

Të Ngjajshme

TRAGJEDI KOLOSALE NË FUTBOLL | 127 persona ndërrojnë jetë për thjesht sport! Ndodhi sonte në Indonezi (PAMJET)

admin

LIGUE 1 | Mrekullia e Messit nuk mjafton, PSG hedh edhe Mbappe për ta fituar ndeshjen! (Pamjet)

admin

Lewandowski shkruan historinë e La Liga! Shikoni se çfarë goli sajoi sonte (PAMJET)

admin

Leave a Comment